Lulic si Hamleti Ne Shqiperi na pret ferri

Mesfushori i Kombetares se Bosnjes Senad Lulic i cili luan me Jang Bojs ne kampionatin zviceran konsiderohet si nga lojtaret me te mire te thirrur nga trajneri Safet Susic.
Ne presim nje ndeshje shume te forte ne Tirane - tha Lulic per faqen boshnjake Reprezanticijia.net shume e afert me kombetaren e vendit te saj.
Ndeshja e ardhshme kunder Shqiperise eshte per jete a vdekje. Pas humbjes me Frances ne do te luftojme per fitore. Gjithsesi jemi vetem ne fillim te kualifikueseve. Gjithashtu edhe ne renditje nuk jemi aq keq. Gjithsesi rruga drejt Polonise dhe Ukraines mund te arrihet nese do te arrijme nje triumf te ri.
Sipas Lulicit Bosnja mori nje mesim te hidhur me humbjen ne shtepi ndaj Frances 2-0. Une mendoj se ne e morem nje mesim. Por duhet te kihet parasysh se futbolli francez eshte nje superfuqi dhe jane te favoritet e pare ne grupin tone. Ne duhet te perqendrohemi vetem te shqiptaret jane ata kundershtaret tane direkt. Fitore ndaj tyre kjo eshte ceshtja jone tani.
Mediat boshnjake e prane se nje sukses ne Shqiperise do te thote me afer dyerve te finaleve te Euro 2012-s. Lulic shtoi Eshte nje ndeshje shume e rendesishme askush nuk nga ne nuk e mendon deshtimin. Megjithate e perseris ne jemi ne fillim te kualifikueseve por per nje gje jemi te sigurt cdo humbje e bene me te veshtire qellimin final.
Mesfushori i Jang Bojs pranoi se nuk ishte shume njohuri mbi Kombetaren shqiptare. Nuk e njoh fuqine e tyre aktuale. E di se Kuzhe ka probleme me shendetin. Per ne kjo mund te jete si pozitive ashtu dhe negative. Ndoshta lojtaret e zgjedhur nga ai do te luftojne me shume.
Per median boshnjake atmosfera qe krijohet ne Qemal Stafa konsiderohet si nje atmosfere ferri. Ne na pelqen te luajme ne nje stadium te mbushur pavaresisht se tifozet do te jene pro apo kunder jush. Mesa kam degjuar edhe ne do te kemi mbeshtetje nga tifozet tane keshtu qe jam optimist.
Lulic i cili gezon nje forme te mire sportive tha se nuk njihte ndonje lojtar te Shqiperise Gjithsesi kjo nuk ka rendesi pasi tani gjithkush e di se kjo eshte nje ndeshje futbolli. E di qe Shqiperia ka pesuar disa gola por gjithashtu qe ka nje ekip qe luan mire ne sulm.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 06 Tetor 2010