Bosnja rrezik denimipara Shqiperise
SARAJEVE- Rreziku i pezullimit nga arena nderkombetare nuk ka marre fund per Bosnje-Hercegovinen teksa nje delegacion i Federates se ketij vendi do te niset sot per ne Zvicer ku do te takoje kreret me te larte te futbollit boteror. Shkak per kete jane jo vetem nderhyrjet politike por edhe Statuti i Federates per te cilin FIFA e UEFA kane kerkuar qe te ndryshohet dhe te pershtatet me Statutet e tyre. Presidenti Bogdan Ceko ka deklaruar se synimi i pare do te jete zhbllokimi i fondeve per futbollin e te rinjve nderkohe qe ai u shpreh i sigurt se Bosnja nuk do te pezullohet pavaresisht paralajmerimit te marre ne Athine pak jave me pare. Ne kemi bere disa hapa perpara ne realizimin e detyrave qe na u vune ne mbledhjen e Athines dhe tani presim mbeshtetjen e FIFA-s dhe te UEFA-s - deklaroi Ceko per mediat boshnjake. - A rrezikojme te pezullohemi para ndeshjes me Shqiperine me 8 tetor Jo ju siguroj qe kombetarja e Bosnje Hercegovines nuk do te pezullohet. Mund tju garantoj per kete. Jam shume optimist perpara takimit qe do te mbahet ne Zyrih te merkuren shtoi ai.
GSH/BalkanWeb
GSH/BalkanWeb