Spektakel ne Ajaks-MilanReali fiton in-extremis
TIRANE-Ajaksi dhe Milani nuk kane shkuar me shume se nje barazim 1-1 ne perballjen e mbremshme ne Amsterdam Arena duke dhuruar gjithsesi nje 90 minutash spektakolar dhe te mbushur me emocione. Te dyja skuadrat nuk kane menduar shume te mbrohen sidomos holandezet duke lejuar hapesira te medha mbrapa. Ishte El Hamdaui ai qe gjeti golin i pari ne kete takim. Pas nje aksioni te bukur te Luis Suarez nga e majta marokeni mori nje top ne qender te zones dhe mposhti Abiatin me nje goditje te forte. Pas ketij momenti Milani u hodh i gjithi ne sulm por Robinjo humbi nje mundesi fantastike per te shenuar vetem me portierin Stekelenburg. Gjithsesi ne minuten e 37-te Zllatan Ibrahimovic arriti te barazonte shifrat pas nje asisti te Sedorf. Ish-sulmuesi i Ajaksit kontrolloi me gjoks dhe mposhti me dhune portierin holandez. Ne pjesen e dyte Ajaksi ka treguar me shume deshire por Milani ka qene me i rrezikshem ne kundersulm. Gjithsesi goli nuk ka ardhur dhe dy skuadrat jane ndare ne barazim. Nderkohe ne takimin tjeter te ketij grupi Reali mori fitoren e dyte duke mposhtur 1-0 Okserin ne France. Ne pjesen e pare rastin me te mire e pati Marselo vetem me portierin e Okserit por gaboi nderkohe qe NDinga per pak shtangu Iker Kasijas. Ne te dyten Pepe per pak realizoi nje autogol por topi u perplas ne shtylle. Me pas 10 minuta para fundit Angel Di Maria shenoi golin e avantazhit me nje gjuajtje fluturimthi ne zone qe nuk i dha shume shanse portierit te Okserit.
Arsenali
Nje fitore te madhe ka arritur edhe Arsenali. Ne grupin H perballja e luajtur ne Beograd mes Topcinjve dhe Partizanit vendas ka perfunduar 1-3 nderkohe qe emocionet kane qene te pafundme. Arsenali kaloi ne avantazh me ane te Arshavin ne minuten e 15-te por me pas humbi disa mundesi te pastra per te dyfishuar. Ne minuten e 33-te vendasit barazuan me ane te nje 11-metershi te shnderruar ne gol nga Kleo. Gjithsesi 12 minuta nga nisja e pjeses se dyte Jovanovic la Partizanin me 10 vete per nje faull si lojtar i fundit. Nga pika e penalltise Arshavin ka gabuar. Por ne minuten e 71-te Maruan Shaman arriti te shenonte me koke pas dy tentativave. Mbrojtesi Skilaci mbylli llogarite me kete takim ndersa vendasit humben nje penallti ne minutat e fundit.
Ndeshjet
Ne takimet e tjera te luajtura mbreme Celsi i Karlo Ancelotit nuk hasi asnje problem perballe Marsejes duke fituar paster 2-0. Xhon Terri ne minuten e shtate dhe Nikolas Anelka ne te 28-ten me penallti vulosen kete takim. Ne grupin F fitore e lehte per Spartakun e Moskes qe triumfoi 3-0 ndaj Zilines. Ndersa ne grupin H ku ben pjese edhe Arsenali Sporting Braga pesoi nje humbje shokuese 0-3 ndaj Shaktjorit te Donjeckut. Per cudi portugezet e dominuan totalisht sfiden por ishin ukrainasit ata qe realizuan tre here ne pjesen e dyte fale Luis Adrianos.
d.b/BalkanWeb