E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje- Hercegovina, politika dështon në zgjidhjen e problemeve

Bosnja nuk mund të zgjidhë problemet e saj, pasi liderët e gjashtë partive në pushtet kanë dështuar në arritjen e një konsensusi për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet shteti i vogël ballkanik.

Ndryshimet kushtetuese, regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, miratimi i një ligji për gjenocidin si edhe statusi i pronës shtetërore- janë problemet kryesore me të cilat përballet politika e Bosnie Hercegovinës.

Në takimin mes 6 liderëve të partive më të mëdha, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar përBosnje-Hercegovinën, Miroslav Lajçak. Pas shumë debateve të cilat nuk dhanë zgjidhje për asnjë problem, e vetmja gjë për të cilët liderët politikë ishin në një mendje, ishte takimi i radhës, i cili pritet të zhvillohet në tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›