E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i avionit, ende asnjë pistë për ngjarjen

Edhe pse kanë kaluar tashmë disa ditë pas aksidentit që mori jetën e 153 pasagjerëve në Spanjë, hetuesit ende nuk kanë gjetur një pistë të besueshme e cila mund të ketë shkaktuar tragjedinë në aeroportin e Madridit. 

Për ekspertët e aviacionit, problemet në lidhje me temperaturën nuk kishin asnjë mundësi të ishin vdekjeprurëse.

Avionit i tipit MD – 82 i cili u nis një orë me vonesë, kishte në bord 172 pasagjerë. Deri në fund të pistës, avioni i linjës SpanAir mori flakë në një kohë që të afërmit e viktimave kërkojnë që hetuesit të zbulojnë arsyet e kësaj ngjarjeje.

Të pyetur nga policia dhe hetuesit, teknikët e avionit thanë se nuk mund të ishte një gabim mekanik, në një kohë që nga 19 të mbijetuarit, 2 janë në gjendje kritike për jetën.

Rreth 50 nga 153 pasagjerët që gjetën vdekjen pritet të identifikohen nëpërmjet testit të ADN-së pasi njohja e tyre është e pamundur. Sipas kreut të Aviacionit civil, Manuel Batista problemet në lidhje me temperaturën nuk mund të ishin kryesoret në këtë tragjedi.

Sipas të afërmve të viktimave, pasagjerët ishin munduar të komunikonin me ta nëpërmjet mesazheve. Pak para aksidentit, ata thonin se do të mundoheshin të shpëtonin nga ndonjë fatkeqësi e mundshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›