E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje- Shqiperi ne mbremje perballja vendimtare

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në orën 20:15 kundër Bosnje Herzegovinës një nga ndeshjet më të rëndësishme të fushatës eliminatore të Euro 2012 në Grupin D. Kuqezinjtë e drejtuar nga Josip Kuzhe zbresin në fushën e Zenicas me objektivin e vetëm për të marrë një rezultat pozitiv, i cili do të mbante gjallë shpresat për një kualfikim të mundshëm në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian. Entuziazmi dhe dëshira është shprehur qartë nga futbollistët e përfaqësues shqiptare gjatë gjithë fazës përgatitore në Durrës, por transferta boshnjake është një sfidë shumë e vështirë. 
Vendasit kanë favorin e fushës, ndërsa përpara tifozëve të tyre kërkojnë të kthehen te fitorja pas humbjes 3-0 në ndeshjen e fundit kundër Rumanisë. Josip Kuzhe e di mirë këtë, por në të njëjtën kohë duket se i ka idetë e qarta. Me udhëzimet për të neutralizuar sulmin e frikshëm boshnjak me Ibisevic dhe Dzeko, tekniku kuqezi kërkon të shfrytëzojë dobësitë e kundërshtarit në mbrojtje, duke zbritur në fushë me dy sulmues.

Stafi mjeksor i kombëtares ka bërë të pamundur që Salihi të jetë i gatshëm për këtë sfidë, ndërsa shkodrani do të formojë dyshën ofensive bashkë me Bogdanin. Kuzhe do t’i bësojë portën Samir Ujkanit, ndërsa në mbrojtje kthehen Curri e Dallku, që bashkë me Canën e Agollin do të kenë dëtyrën e vështirë për të mbajtur larg portës sulmuesit vendas. Kuzhe do të mbështet te eksperianca e kapitenit Lala dhe Skelës, ndërsa Agolli dhe Bulku do të plotësojnë me muskuj mesfushën kuqezi.  
Grupi D eliminator i Euro 2012 kryesohet nga Franca me 13 pikë. Në vendin e dytë renditet Bjellorusia me 9 pikë, një më shumë se Rumania dhe Shqipëria që në ndeshjet e luajtura deri tani kanë grumbulluar 8 pikë. Grupi D mbyllet me Bosnjën në kuotën e 7 pikëve dhe Luksemburgu me vetëm 1 pikë.

Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e martë , 07 qershor 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›