E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal armesh e droge. Snajpera e predha ne Preze te Tiranes

Nga dy operacione te ndryshme policia e kryeqytetit ka arritur te sekuestroje sasi te medha droge dhe nje arsenal te tere armesh. Ne operacionin e koduar “Mini Bloë” i cili u zhvillua ne Peze te Madhe, uniformat blu vune ne pranga tre shtetas mes te cileve dhe kusheririn i nje deputeti te Parties Socialiste. Te arrestuarit pasi kercenuan me arme nje qytetar i shkaterruan automjetin, ndersa me pas kane prishur dhe nje biznes privat prane zones.

“Rreth 40 kg lende narkotike kanabis sativa ka rene ne duart e uniformave blu ndersa u arrestua 36- vjeçari Altin Shehi i cili kishte kthyer shtepine e tij ne nje laborator per rritjen e bimeve te cilat ishin te destinuara per tregun e brendshem dhe nderkombetar. Po ashtu ne nje tjeter operacion te policise se kryeqytetit u arrestua dhe Armand Peza, kushëri i deputetit te Partisë Socialiste, Dashamir Peza, i cili sebashku me persona te tjere kane kercenuar me arme nje qytetar” tha zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini.

Lidhur me sekuestrimin e armeve, por edhe te droges policia e kryeqytetit po heton dhe per nje perfshirje me te gjere ne nje rrjet trafiku i cili shtrihet kryesisht ne rajonin e Ballkanit.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›