Ban Ki Moon rikandidon per postin
Ban Ki Moon do të rikandidojë për postin e sekretarit të përgjithshëm i OKB-së. Në një letër dërguar vendeve anëtare të OKB-së ai ka ofruar zyrtarisht shërbimet e tij edhe për një mandat të dytë. "Udhëheqja e kësaj organizate të mrekullueshme ka qenë për mua një privilegj. Do të ndiehesha i nderuar thellë në qoftë se vendet anëtare më mbështesin edhe për një mandat", tha sekretari i përgjitshëm i OKB-së.
Grupet aziatike e kanë mbështetur këtë kandidaturë. Edhe Gjermania dhe Franca janë për rizgjedhjen e tij në këtë post. Kritikët thonë se Bani nuk e ka fuqinë e duhur për të udhëhequr organizatën botërore. Megjithatë rizgjedhja e tij konsiderohet si një punë e kryer, sepse ai nuk do të ketë ndonjë kundërkandidat. Mandati i Ban Ki Moon skadon më 31 dhjetor, por nëse rizgjidhet ai do të mbajë postin edhe për 5 vite të tjera.