Bosnje: Arrestohen dy bashkëpunëtorët e Jashareviçit

Autoritetet në Bosnjë Hercegovinë thanë se kanë arrestuar dy persona, të dyshuar si bashkëpunëtor të Mevlid Jashareviçin, ku mendohet se kanë shtënë me armë zjarri kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, të premten e kaluar.
Zyra e prokurorit shtetëror të Bosnjës, në njoftimin e sotëm, tha se policia ka arrestuar Dino Peçenkoviçin, 24 vjeç, dhe Munib Ahmetpashiçin, 21 vjeç, për dyshime se e kanë çuar Mevlid Jashareviçin, nga fshati i tij, Gornja Maoça, te Ambasada.
Pas të shtënave 30 minutëshe, policia e kishte plagosur Jashareviçin e armatosur, i cili tani gjendet në paraburgim.