Bosnje, Masakra e Srebrenicës 4 të akuzuar për genocid
BOSNJE- Katër ish-pjesëtarë të forcave speciale të serbëve të Bosnjës, janë akuzuar për genocid nga autoritetet e Bosnjë Hercegovinës, për përfshirjen në ekzekutimin e 8000 myslimanëve në Srebrenicë, në vitin 1995.
Në deklaratën e prokurorisë thuhet se personat Frank Kos, Stanko Kojiç, Vllastimir Golijan dhe Zoran Goronja, janë akuzuar për “pjesëmarrje direkte në ekzekutimin e 8000 burrave dhe djemve myslimanë pas rënies së Srebrenicës në korrik të vitit 1995.
Viktimat ishin ekzekutuar në një fermë në veri të Srebrenicës. Pasi e morën kontrollin ndaj enklavës e cila ishte e mbrotjur nga Kombet e Bashkuara, më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës ekzekutuan afro 8 mijë burra e djem myslimanë, në mizorinë më të madhe në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore.
(m.a/News24/BalkanWeb)