E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje: Plumb në kokë sulmuesit të ambasadës amerikane

Policia boshnjake përmes një aksioni ka qëlluar në kokë me snajper personin që sulmoi Ambasadën amerikane në Sarajevë.Personi që qëlloi me armë në drejtim të ambasadës amerikane mësohet të jetë Mevlid Jashareviq nga Novi Pazari, rreth të 40-tave dhe sipas raporteve të fundit kishte bashkëpunues edhe një sulmues tjetër, i cili edhe ai është qëlluar me snajper dhe është dërguar në spital. Sulmuesi i Ambasadës Amerikane në Sarejevë ishte i njohur edhe më herët për policinë. Në nëntorin e vitit të kaluar, ai së bashku me Fatmir Muratovic kishin planifikuar një sulm tjetër ndaj disa ambasadorëve në komunën e Novi Pazarit. Atij i ishte gjetur një thikë teksa rrinte jashtë ndërtesës. Ai ishte arrestuar për tu liruar më pas. Prej vitit 2005, Jasarevic ka vuajtur një burgim prej tre vitesh në Vjenë për vjedhjen e 100 000 eurove.
Sipas të dhënave besohet se dy policë janë lënduar gjatë sulmit në Ambasadën amerikane - njëri është goditur në kokë dhe tjetri në këmbë.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ka pasur të plagosur edhe në radhët e njerëzve ku ndodhi incidenti. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes ku viktima i armatosur sulmoi ambasadën amerikane në Sarajevë të Bosnjës.
Mësohet se forca të shumta policore e kanë bllokuar lagjen ku ndodhet ambasada dhe ka nisur një hetim për një sulm të mundshëm.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›