Studim britanik aspirina dhe kanceri i zorres se trashe
Nje studim mjekesor britanik i publikuar sot thote se marja e aspirines cdo dite per nje periudhe te gjate mund te pakesoje rrezikun e kancerit te zorres se trashe tek njerezit qe jane gjenetikisht te predispozuar ndaj semundjes.
Studimi i kryesuar nga shkencetare te Universitetit Newcastle te Anglise ndoqi nje grup prej 861 pacientesh me Sindromen Lynch nje semundje qe rrit shanset e rrezikut te kancerit te zorres se trashe dhe llojeve te tjera.
Disa pacienteve iu dha dy doza 600 miligrameshe me aspirine ne dite.
Studiuesit zbuluan se pas pese vjetesh rastet e kancerit u pakesuan me gati 60 perqind tek ata qe e kishin marre rregullisht aspirinen per te pakten dy vjet.
Autori i studimit John Burn thote se provat tregojne qarte se aspirina parandalon kancerit tek njerezit qe kane rrezik te larte gjenetik por shton se studime te metejshme jane te nevojshme per te percaktuar dozen e sakte dhe kohezgjatjen e trajtimit.