E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, Valentin Inzkotenton formimin enjë qeverie të re

SARAJEVË- Përfaqësuesi i lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, Valentin Inzko zhvilloi sot një sërë takimesh me drejtuesit në vend për të mundësuar formimin e një qeverie të re qendrore, katër muaj pas zgjedhjeve, bënë të ditur burime zyrtare.

Inzko u takua sot me Sulejman Tihic, president i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), formacioni kryesor i myslimanëve të Bosnjës, theksoi një zëdhënëse e kabinetit, Dorothe Junkers.
Diplomati austriak zhvilloi sot këtë sërë takimesh me zyrtarë të lartë politikë të Federatës kroato-myslimane një nga dy entitetet që së bashku me Republikën Serbe

(Srpska), entiteti serb përbën Bosnje-Hercegovinën që prej fundit të luftës (1992-95).
"Objektivi i këtyre bisedimeve është nxitja e partive për kapërcimin e bllokimit aktual në formacionin qeveritar'', theksoi ai në një komunikatë shtypi.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›