E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktura e Pikasosshitet 40 milionëdollarë

LONDER- Portreti që transformoi jetën e piktorit Pablo Picasso është shitur për 40.7 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Sotheby's në Londër. Piktura 'La Lecture' u ble nga një telefonues anonim, gjashtë mi-nuta pas fillimit të ankandit, transmetojnë mediat britanike. Kryevepra përshkruan dashnoren sekrete të Picassos, Marie-Therese Walter, e cila ishte 17-vjeçe, kur Picasso 45-vjeçar e takoi për herë të parë në Paris. Lidhja e tyre u mbajt sekret për shumë vjet për shkak të moshës së saj dhe martesës së Picassos.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›