Kombëtarja shqiptarehumb miqësoren meSlloveninë
TIRANE- Ekipi kombëtar i futbollit u mund sot në mbrëmje nga Sllovenia në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në një ndeshje miqësore në kuadrin e përgatitjeve për eliminatoret e kampionatit evropian të futbollit 2012.
Sllovenët kaluan të parët në avantazh, duke rrezikuar disa herë para portës së mbrojtur nga Beqaj. Në pjesën e dytë ekipi ynë kombëtar rrezikoi disa herë dhe arriti të barazojë me anë të mesfushorit Duro. Por në minutën e fundit të takimit sllovenët fitojnë një penallti, duke arritur ta fitojnë krejt takimin me rezultatin 2-1.
(m.a/ata/BalkanWeb)