Bosnjë, arrestohenpër korrupsion mëtepër se 30 policë
SARAJEVË- Më tepër se 30 persona, shumë prej të cilëve policë, u arrestuan sot në Bosnje gjatë një operacioni policor të shkallës së gjerë kundër korrupsionit, njoftojnë burime gjyqësore.
"Më tepër se 30 persona, mes të cilëve zyrtarë të lartë të policisë dhe disa zyrtarë politikë rajonalë, janë arrestuar në këtë operacion që synonte disa të dyshuar për krim të organizuar, krim ekonomik dhe për fakte lidhur me korrupsionin", i deklaroi AFP-së zëdhënësi i prokurorisë së përgjithshme, Boris Grubesiç.
Operacioni u ndërmor në Bihac dhe në rrethinat e këtij qyteti në veriperëndim të vendit. Rreth 400 policë të cilët morën pjesë në të u ndihmuan nga Forca e Bashkimit Evropian në Bosnje, Eufor.
"Ky është një operacion i shkallës së gjerë dhe kompleks. Janë kryer kontrolle në dhjetëra banesa", shpjegoi Grubesiç.
(e.n/BalkanWeb)