E Diel, 1 Nëntor 2026

Satelitët rusëdalin nga kursi, bien në Paqësor

MOSKE-Tre satelitë rusë, që u dërguan në orbitë për të kompletuar sistemin rus të navigimit, GLONASS, dolën nga kursi dhe ranë në Oqeanin Paqësor.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi humbjet, por tha se kjo nuk do të ndikojë në hapjen e sistemit të ri të pozicionimit.

Satelitët barteshin nga raket-mbajtësja “Proton- M”, e cila u lancua sot nga qendra hapësinore Baikounur në Kazakistan.

Sistemi Glonass, i zhvilluar nga ushtria ruse në të vitet 80, është si kundërpërgjigje e Rusisë ndaj GPS-it dhe sistemit Galileo të Evropës.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›