E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, arrestohet Damir Fazllic

Damir Fazllic, nje personazh i mirenjohur ne qarqet qeveritare shqiptare dhe ato politike te Ballkanit dhe i veshur me mistere per shkak te bizneseve te shumta ndermjetesuese, eshte arrestuar sot ne Bosnje.

Serbo-boshnjaku, i vene nen akuze per shantazh financiar, ishte nje person i kerkuar dhe hetuar ne disa vende.

Ai kishte lidhje te shumta me boten e politikes dhe biznesit. Fazllic eshte i njohur edhe ne Shqiperi per lidhjet e tij me Partine Demokratike.

Gjate vitit 2005, Damir Fazllic ka qene ndermjetes per lidhjen e kontrates mes Partise Demokratike dhe kompanise BJR, e cila ishte konsulentja zyrtare e kesaj partie ne fushten elektorale, zedhenes i te ciles ishte ministri aktual i jashtem Lulzim Basha.

Pas fitores se Partise Demokratike, emri i Fazllic do te ishte gjithnje e me shume prezent ne Shqiperi dhe sipas medias ai ka qene ndermjetes per te sjelle ne Shqiperi shume firma te cilat jane angazhuar kryesisht ne fushen e ndertimeve.

Madje ne faqen zyrtare te qendres kombetare te regjistrimit te bisneseve, Fazllic rezulton te jete ortak ne kater biznese ne Shqiperi.

Pas tragjedise se Gerdecit ne Shqiperi, emri i Fazllicit u permend nga disa media shqiptare edhe si ndermjetesi mes MEICO-s dhe shoqerise se Diverolit per tregtine e fishekeve ne Afganistan.

Shtypi serb e ka cilesuar ate nje kontrabandist nderkombetar te shume aktiviteteve, nga cigaret, armet dhe deri tek influenca politike.

Ai eshte edhe nje nga te dyshuarit per urdherimin e vrasjes se ish kryeministrit serb, Gjingjic.
 
Mediat serbe e boshnjake njoftuan sot se arresimi i tij eshte fillimi i nje operacioni, i cili pritet te dergoje ne burg shume persona te tjere.

Me heret ia ka qene edhe ne listen e te akuzuarve te Hages, por me pas u lirua nga keto akuza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›