E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Jo sforcimit për përfaqësimin e grave ne politikë

Kreu i LSI Ilir Meta u takua në Vlorë me gra të këtij qyteti ku preku cështjen e përfaqësimit të tyre në politikë.

Sipas zotit Meta, Lëvizja Socialiste për Integrim, i mbëstet kuotat për përfaqësimin e grave në politikë, por mendon se kjo është një masë e sforcuar.

Sipas tij përfaqësimi i grave në politikë dhe në vendimmarrje nuk është thjesht cështje kuotash dhe pëqindjesh në forumet e partive politike, por një cështje e madhe shoqërore.

Sipas zotit Meta kjo ka të bëjë me integrimin dhe forcimin e familjes, modernizmin dhe humanizimin e shoqërisë.

Ndaj tha kreu i LSI-së, sfida më e rëndësishme dhe më e madhe për të forcuar pozitën shoqërore të gruas dhe të vajzës shqiptare, është detyrë jo vetëm e tyre, por edhe e burrave shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›