E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti i KFOR, dergohen ne Kosove ushtaret

Dy ushtaret italiane te KFOR-it te plagosur ne aksidentin e djeshem ndodhur ne aksin rrugor Qafe-Thane Librazhd jane derguar me helikopter per ne Prishtine.

Aksidenti ka ndodhur nje nje automjet i KFOR, i trupave italiane ka dale nga rruga dhe gjate rrezimit dy ushtare jane plagosur shume rende.

Njeri prej tyre ka humbur kemben ndersa tjetri ka persuar fraktura te renda.

Te dy te plagosurit jane nisur ne momentet e para me urgjence ne drejtim te spitalit te Librazhdit per t'u dhene ndihmen e pare dhe me pas dy helikoptere te KFOR te ardhur nga Kosova i kane marre ata me vete per t'i nisur ne Prishtine e me pas ne Itali.
 
Automjeti ushtarak per shkak te shpejtesise dhe rruges me kthesa ka humbur kontrollin dhe ka ecur disa metra i anuar me pas ka dale nga rruga duke rene ne nje vend shume te pjerret.

Autokolona e KFOR ishte duke udhetuar nga porti i Durresit ne drejtim te Maqedonise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›