E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e koduar të familjes Obama

Emrat e koduar, që janë jo aq sekret tashmë, dhe që përdoren nga Shërbimi i Fshehtë Amerikan për Presidentin e zgjedhur Barack Obama dhe familjen e tij, janë bërë publik. Obama quhet Renegade, ose përkthyer në shqip tradhtari, First Lady i ardhshëm Michelle Obama quhet Renaissance ose Rilindja dhe dy vajzat e tyre Rosebud dhe Radiance, përkatësisht Gonxhe Trëndafili dhe Rrezatimi. Emrat e tyre të koduar do të zëvendësojnë Trailblazer ose Pioneri, sic quhet nga shërbimet sekrete Presidenti Bush dhe Tempon, emri i gruas së tij Laura. Emrat e familjes Obama janë zgjedhur të tillë, në mënyrë që të shqiptohen me lehtësi dhe që të kuptohen, kur agjentët të komunikojnë me radio. Një listë e gjatë me emra që fillojnë me R, u propozua nga Agjencia e Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, që është një degë e shërbimeve sekrete ushtarake e shtëpisë së parë amerikane. Ndërkohë që zëvendëspresidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden do të njihet me emrin e koduar Celtic. Teksa presideni në ikje Xhorxh W. Bush dhe familja e tij do të vazhdojnë të mbajnë emrin e koduar dhe do të ketë mbrojtjen e shërbimeve sekrete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›