Bosnje, lirohet veterani kroat i luftës

Autoritetet boshnjake kanë liruar veteranin kroat të luftës, Tihomir Purda, i cili mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në vendin e tij.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kroate, sipas të cilave në Vukovar, Purda është pritur nga familja e tij, si dhe miq e të afërm.
Me vendimin për lirimin e tij, gjykata boshnjake ka hedhur poshtë kërkesën për ekstradim të bërë nga Serbia, që e akuzon veteranin për krime lufte.
Nga njëra anë kërkesa e Beogradit dhe nga ana tjetër ajo e Zagrebit bënë që mes dy vendeve të niste një luftë e vërtetë ekstradimesh.