E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do rendim drejt cilësisë në universitete

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në përurimin e sallës së konferencave në Universitetin Politeknik në Tiranë.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha duke theksuar edhe njëherë se arsimi mbetet prioritet për qeverinë shtoi se do të rendet drejt cilësisë së universiteteve.
 

Duke e cilësuar sërish liberalizimin e vizave si një ngjarje historike për shqiptarët, kryeministri Berisha theksoi se heqja e vizave do të ndihmojë më tej bashkëpunimin e universiteteve shqiptare me ato të huaja.
 

“Jemi të vendosur të ndihmojmë studentët vijoi Berisha duke theksuar edhe njëherë ambiciet e tij që vendi ynë në vitin 2017 të jetë një vend i zhvilluar.
 

Duke e cilësuar arsimin si një prioritet të qeverisë, Berisha theksoi se arsimimi dhe shkollimi mbeten thelbësore për zhvillimin e vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›