E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, Topalli pret gratë piktore

Në kuadër të 100-vjetorit të 8 Marsit, festës së gruas, kryetarja e Kuvendit ka zhvilluar një takim me gratë skulptore dhe piktore.

Takimi është zhvilluar në kuadër të “Javës së gruas”, ndërsa kryeparlamentarja Topalli është shprehur mjaft e kënaqur nga takimi me gratë artiste. 

Duke paraqitur edhe ekspozitën e hapur në ambjentet e kryesisë së Kuvendit nga gratë piktore, Topalli ka falenderuar piktoret për punën mjaft të vyer që kanë bërë duke i dhënë gruas finesën dhe hijeshinë që e karaktetizon.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›