E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje ndryshime ne presidencen tripaleshe

Zgjedhjet e se dieles ne Bosnje duket se kane prodhuar ndryshime ne presidencen tripaleshe te vendit.

Rezultatet paraprake tregojne se karriget e lidereve kroat dhe boshnjake do ti shkojne dy kandidateve te moderuar ndersa ate serbe me te gjithe gjasat do ta zere nje nacionalist partia e te cilit punon per shkeputjen e Republikes serbe.

Qe prej votimeve te fundit ne 2006-ten mosbesimi ka hedhur rrenje mes lidereve kroate serbe dhe myslimaneve te Bosnjes ndersa percarjet politike kane thelluar hendekun mes dy entiteteve te medha federates kroato-myslimane dhe republikes serbe.

Pas numerimit te 80 te votave garen per presidentin mysliman e kryeson Bakir Izetbegovic i biri njeriut qe drejtoi Bosnjen ne kohen e luftes Alija Izetbegovic. Favoriti per vendin kroat Zelko Komsic eshte mbeshtetes i fuqishem i nje Bosnjeje te bashkuar shume-etnike. Ai qe paralajmeron shperberjen eshte lideri serbo-boshnjak Milorad Dodik.

Ne menyre te vazhdueshme gjate fushates Dodik ka perseritur se do te kerkoje autonomine e gjysmes serbe te vendit. Ne zgjedhjet e se djeles per presidentet parlamentit federal dhe asamblete rajonale te vendit moren pjese 55 e 31 milione boshnjakeve me te drejte vote.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›