E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet presidenciale ne Brazil kandidatja e qeverise ne balotazh

Kandidati i opozites ne zgjedhjet presidenciale ne Brazil ka festuar me partine e vet daljen ne balotazh me kandidaten e Qeverise Dilma Rouseff e cila nuk ka mundur te korre nje fitore qe me raundin e pare. 68-vjecari Hoze Serra ish- governator i San Paolos ka mundur te grumbulloje 32.6 te votave te vlefshme perkunder 46.9 per Roussef.

Shanset per fitore ne raundin e dyte jane shume te pakta per Serren por ndersa pritej nje fitore e bujshme e kandidates pasardhese te presidentit Da Silva edhe balotazhi duket nje rezultat i mire. Tashme gjithcka do te varet nga votat e qytetareve qe mbeshteten kandidaten e trete ne gare Marina Silva.

Ish-ministrja e Mjedisit dhe nje kristiane evangjeliste ishte surpriza e votimeve te se dieles duke marre 19 3 te votave dhe duke e nxjerre Dilma Rouseff ne nje raund te dyte zgjedhjesh. Kjo e fundit nese fiton do te jete gruaja e pare presidente ne historine e Brazilit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›