E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnjë, një serb dënohet me 30 vjet burgim

SARAJEVE-Një gjykatë në Bosnjë Hercegovinë e ka dënuar ish oficerin serb të armatës. Millorad Tërbic, me 30 vjet burgim, për rolin e tij në gjenocidin e myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, para 14 viteve.

Në vendimin e djeshëm të gjykatës thuhet se ai ka marrë pjesë “në ndërmarrjen kriminale, me qëllim që të kapen, të burgosen dhe të ekzekutohen të gjithë myslimanët e moshës ushtarake të eknlavës së Srebrenicës”.

Në korrik të vitit 1995 janë vrarë afro 8 mijë djem e burra myslimanë, pas rënies së Srebrenicës nën forcat serbe.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›