E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnjë, policia arreston një deputet të dyshuar për krime lufte

SARAJEVË - Anëtarë të Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtjen e Bosnje-Hercegovinës (SIPA) arrestuan sot në Sarajevë deputetin Shemsudin Mehmedoviç me dyshim për krime lufte.

Mehmedoviç, i cili është deputet i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) në parlamentin boshnjak, u arrestua në kuadër të operacionit të quajtur "Ozren" me dyshimin se ka kryer krime lufte në rajonin e komunës Teshanj.

Mehmedoviç është thirrur në prokurorinë boshnjake në cilësinë e dëshmitarit, por më vonë është arrestuar.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›