100 Euro borxh, gruaja qëllon fqinjin me sëpatë, burri e vret me thikë
Tiranë- Një person ka humbur jetën sot në mbrëmje në një zonë periferike të kryeqytetit.
Artur Gjiza 40-vjeç është qëlluar fillimisht me sëpatë nga fqinja e tij Ylle Ndreu dhe më pas edhe disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj shtetasi Besim Ndreu në Paskuqan.
Sipas burimeve të bluve të kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi viktima u kishte rreth 100 Euro borxh autorëve.
Menjëherë forcat e policisë së Komisariatit numër 5 në kryeqytet bënë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit Besim Ndreu.
Ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Viktima ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak teksa u transportua me makinë të rastit nga dëshmitarët e ngjarjes. Policia tha se palët ishin zënë në telefon por më pas çifti Ndreu ishte takuar bashkë me viktimën dhe djalin e tij.