Totozani në 'Studio24': Ngacmimi moral në shtëpi e punë të trajtohet si vepër penale
TIRANE – Avokati i Popullit, Igli Totozani konsideron se institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masat e nevojshme për parandalimin e krimeve të dhunshme që kanë ndodhur ditët e fundit në vend. I ftuar në emisionin “Studio24” me moderatorin Denis Minga në televizionin “News24”, Avokati i Popullit bëri të ditur se i ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë trajtimin si vepër penale të ngacmimeve morale në punë dhe në shtëpi, për të trajtuar që në themel, atë që mund të shndërrohet në një tragjedi.
Zoti Totozani do doja t’ju pyetja për këtë që është bërë kryefjala e ditës, krimin në familje dhe fenomenin e gjakmarrjes. Pse në Shqipëri ka kaq shumë krim brenda familjes?
Televizioni juaj ka qenë bashkë me Avokatin e Popullit edhe në këtë rast, që kur ndodhi ngjarja e parë. Më vjen keq të them por janë krime të paralajmëruara, nuk është një gjë e re, dhe një dukuri e papritur apo e paparalajmëruar. Vetëm vjet kemi pasur 22 gra të vrara. Sivjet duket sikur është përhapur si një lloj sëmundje. Gjatë këtij viti Avokati i Popullit ka dërguar në parlament dy raporte të posaçme, një për dhunën ndaj grave dhe një për gjakmarrjen. Gjendja është e paralajmëruar, është e kuptueshme, jemi në një shoqëri patriarkale, problematikat janë të mëdha. Shkaqet e kësaj dhune mund të janë të shumta, por përgjigjja shtetërore dhe shoqërore ndaj këtij fenomeni ka munguar. Sot do duhet të eksitonin një sërë mekanizmash në çdo bashki dhe qark të referimit të dhunës, nuk janë ngritur. Duhet të kishim komitete të mbrojtjes nga dhuna të grave në nivel qarku nuk janë ngritur. Sot ne kemi vetëm një qendër kombëtare për viktimat e dhunës, në Kamëz. Kemi dhe disa strehëza në disa qytete të caktuara që realizohen nga shoqëria civile, jo nga bashkitë. Këto mekanizma nuk janë ngritur, nuk kanë funksionuar. Kemi një ecuri pozitive në lëshimin e urdhrave të mbrojtjes nga gjykata po ndeshim vështirësi në zbatimin e tyre nga përmbarimi. Të gjithë dinë që ka dhunë, në lagjet tona, familjet tona, dhe ekziston e gjithë mundësia që këto të trajtohen, por ekziston një neglizhencë për trajtimin e tyre.
Një nga problematikat që keni ngritur është se raportet tuaja nuk merren në shqyrtim nga parlamenti. Raportin për dhunën ndaj grave e ka marrë në konsideratë zonja Topalli në kohën kur ju e keni çuar?
Jo. Zonja Topalli ka pasur një bashkëpunim të saj me shoqërinë civile, pjesëmarrje në manifestime të caktuara, por është paradoksale të pranojmë sot që asnjë nga raportet e Avokatit të Popullit nuk është diskutuar në parlamentin shqiptar.
Si ka qenë raporti i paraardhësit tuaj me Kuvedin?
Paraardhësi im ka pasur më pak raporte, 3-4. Nuk janë trajtuar as ato. Ne kemi 12 kritere që Shqipëria duhet të plotësojë për të marrë statusin kandidat dhe një nga këto është të shqyrtojë dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit. Është e pafalshme për një parlament në një sistem demokratik që të mos analizojë problematikat akute që paraqiten në raportet e Avokatit të Popullit. Të gjithë këto masa që duhen marrë dhe kanë munguar në luftën kundër dhunës ndaj gruas, janë parashikuar në raportin që kemi dërguar në parlament. Një pasqyrë reale e dhunës ndaj grave është në parlament dhe parlamentarët kanë pasur mundësi të merrnin masat që janë propozuar në raportin e Avokatit të Popullit.
Kur i keni dërguar këto dy raporte, në cilën periudhë?
Brenda këtij 6 mujori. Për gjakmarrjen në mos gaboj ka qenë në prill. Ngritja e këtyre mekanizmave nuk kërkon fonde të mëdha. Përse nuk ngrihen këto mekanizma? Përse është kaq e vështirë të detyrohen në një farë mënyrë autoritete lokale që të ngrenë qendra për viktimat e dhunës. Mungon një lloj vullneti dhe një lloj pasioni për t’i shërbyer të drejtave të njeriut dhe njeriut në radhë të parë. Shoqëria jonë për fat të keq ende nuk ka kuptuar rëndësinë jetike që kanë të drejtat e njeriut për njeriun vetë.
T’ju pyes dhe në cilësinë e një juristi, pati ndërhyje në kodin penal për këtë lloj krimi. Për ironi të fatit, menjëherë pas asaj mase kemi një seri vrasjesh brenda familjes. Duket se nuk është çështje ligjore kjo situatë.
Rritja e dënimeve, jo automatikisht çon në një situatë parandaluese të fenomenit. Dhe në vendet europiane nuk para ndodhin fushata apo reforma të kësaj natyre. Fenomeni duhet trajtuar në mënyrë të gjerë dhe në fusha të ndryshme. Dënimi është vetëm një moment, kur arrin momenti final i dhunës. Ne kemi bërë 2 propozime interesante. I kemi propozuar Ministrisë së Drejtësisë që të parashikoje dy vepra të tjera penale, ngacmimi moral në punë dhe në shtëpi. Me këtë nënkupton trajtimin e të gjithë kalvarit që një grua por dhe një burrë kalon gjatë ngacmimeve që synojnë ta dëmtojnë nga pikëpamja psikike, morale, nga pikëpamja e shëndetit, pikëpamja fizike. Këto janë dy propozime që ja kemi paraqitur Ministrisë së Drejtësisë. Të gjitha këto akte që dëmtojnë gruan dhe burrin me veprime të qëllimshme, ne kemi propozuar që të parashikohen si vepër penale. Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Jemi mbështetur tek përvoja franceze. Kështu do të parandalonim aktin final të vrasjes ndoshta.
Edhe në raport me dhunën në familje apo krimin në familje ka pasur shumë denoncime, rasti i viktimës në Tiranë ishte i tillë. Zonja e kishte denoncuar disa herë në polici dhunën që bashkëshorti ushtronte ndaj saj. Duket se i kemi denoncimet, por nuk merren masa.
Jo nuk merren masa. Kemi disa denoncime në fjalë, rastin e zonjës dhe turistëve që u grabitën. Ka disa raste që ne po i hetojmë. Besoj se nga hetimet do dali nëse kemi të bëjmë me raste neglizhence nga ana e organeve të rendit.
Në raste të tilla a duhet të mbajë kush përgjegjësi?
Në arte të tilla ne rekomandojmë fillimin e hetimeve nga prokuroria.
Ka pasur presion nga ana e kuvendit ndaj institucionit që ju drejtoni?
Do doja të shprehja keqardhje për vendin tim, që në një tavolinë të tillë të dalë me vështirësi. Delegacioni shqiptar atje, për fat të keq ne nuk patëm përfaqësues.
Ju keni lidhje të drejtpërdrejta me komitetin e OKB-së për të drejtat e njeriut, si funksionon?
Unë jam një nga 16 anëtarët e Bordit të komitetit ndërkombëtar të koordinimit të të drejtave të njeriut në botë. Ne bëjmë aq zhurmë këtu sa nuk ndihet kjo gjë. Jam një nga 4 anëtarët europianë të bordit. Ne si anëtarët në këto instanca, që është instanca më e lartë botërore e të drejtave të njeriut, ndajmë raporte me ta. Kemi detyrim ta bëjmë këtë gjë. Ne jemi institucion i pavarur nuk punojmë nën ombrellën e qeverisë. Me të vërtetë presion verbal nuk kam pasur nga ana e parlamentit. Për ta konsiderohet presion fakti që 14 raporte të posaçme të Avokatit të Popullit për probleme mjaft të thella që shqetësojnë jetën e popullit shqiptar nuk diskutohen nga përfaqësues të popullit shqiptar. Kjo situatë është e papëlqyeshme dhe për delegacionin tonë që është përpjekur të gjejë disa lloj argumentimesh, që i kemi marrë parasysh por nuk i kemi implementuar.
Sa përqind e rekomandimeve tuaja janë zbatuar nga institucionet që duhet t’i zbatojnë, keni një shifër?
Kemi dy lloj rekomandimesh, legjislative apo promovuese dhe rekomandime individuale që kanë të bëjnë me trajtimin e çështjeve të caktuara. Nga të gjitha çështjet që janë brenda juridiksionit të Avokatit të Popullit, 76% e rekomandimeve të përgatitura nga Avokati i Popullit për administratën publike janë pranuar nga administrata. Çështjet provuese është problem. Ne ende nuk kemi zgjidhur problemin e regjistrimit të qytetarëve romë, problemin e banesave sociale për ta. Duke ardhur pashë shumë pallate të bukura që rrinë bosh, ndërkohë që qytetarët e detyruar të lirojnë banesat e ish-pronarëve dalin në qiell të hapur. Banesa për një familje dhe për mbijetesën e një familje është jetike. Humbja e banesës humb ekuilibrin familjar dhe dëmton familjen si bërthamën më të rëndësishme në shoqëri.
Për të folur për administratën, ka një lloj frike lë të themi për një lloj revanshi që mund të bëjë PS me administratën pas shtatorit. Do të jetë në fokusin tuaj, nëse do të ketë një lloj lëvizje të administratës?
Këto janë deklarata politike. Unë e kam rregull që të qëndrojmë jashtë lojërave politike. Ky qëndrim do duhet të shprehet në momentin kur kjo gjë të ndodhë. Mua nuk më pëlqen të nxitohem që të bëj komente mbi bazë thjesht kundërthëniesh të partive politike. Ne jemi që administrata publike të mos preket, nuk duhet prekur. Ky është një qëndrim i prerë dhe një parim për ne. Administratat publike duhet ti rezistojnë kohës, ndryshimit të mazhorancave, nuk duhet të ndryshojë, por njerëzit të futën me konkurs në administratë dhe të dalin në pension po në administratë. Vetëm në këtë qetësi ata do të mund t’i shërbejnë qytetarëve. Nëse do të ndodhi kjo gjë, ne do të zbatojmë kompetencat e Avokatit të Popullit për të mbrojtur të gjithë ata punonjës që largohen në mënyrë të padrejtë nga administrata. Shpresoj që kjo nuk do të ndodhë.
Ka një lloj skepticizmi nga PD edhe për atë që cilësohet nisma e CV-ve në PS. Po ju pyes për ligjet që mbajnë në këmbë administratën publike, mbi ç’ligje funksionon kjo administratë?
Administrata publike ka bërë hapa përpara. Nuk është aq e demonizuar saç mendojmë ne. Ka një përparim në ligjet që rregullojnë punën e administratës publike. Çdo gjë rregullohet mbi bazën e ligjit. Çdo rekrutim bëhet me konkurs të hapur publik. Njoftimet për konkurse bëhen publike dhe fituesit shpallen publikisht. Parashikohen në ligjet e administratës dhe nëpunësit civil dhe mënyra e largimit të punonjësit. Ai mund të largohet vetëm kur performanca e tij nuk është e kënaqshme.
Si i keni patur marrëdhëniet e bashkëpunimit me kryeministrin e vendit Berisha, si kanë qenë këto marrëdhënie?
Në tërësinë e tyre kanë qenë marrëdhënie korrekte, institucionale por edhe pozitive. Ndoshta disa njerëz kanë pritur që unë të isha një instrument politik, nuk kam qenë. Jam një njeri institucional me një kulturë institucionale dhe administrative. Që nga momenti i zgjedhur nga PS në konkursin publik, për të cilën i jam mirënjohës PS-së, unë kam filluar punën menjëherë të bashkëpunoj me kryeministrin Berisha. Jam takuar 2 herë me të, kanë qenë takime të përzemërta, na ka ndihmuar.
Ka një lloj perceptimi që puna për ju do të jetë me komode me mazhorancën e re.
Një miku im më tha prova jote e vërtetë është tani, se tani ke mazhorancën socialiste që të zgjodhi.
Ju vë në siklet ky fakt?
Jo nuk më vë në siklet, sepse ishte një provë edhe puna me mazhorancën e PD, sepse kishte paragjykime ndaj meje. Edhe mazhoranca e PD e ka kuptuar që në krye të institucionit të Avokatit të Popullit është vënë një njeri që ka punuar në mënyrë të paanshme. Unë mendoj se do të jem njëlloj edhe me mazhorancën socialiste dhe të LSI, nuk mendoj se do të ketë ndryshim. Avokati i Popullit është një institucion teknik, që trajton në mënyrë teknike problemet e qytetarëve, jo në mënyrë politike. Të njëjtin bashkëpunim me mazhorancën e kaluar do ta vazhdojmë edhe me mazhorancën e sotme.
Nëse nesër do të jeni përballë mundësisë për të kërkuar diçka nga ekzekutivi i ri, cilat do të ishin?
Rritja emergjente e numrit të punonjësve. Kemi hapur katër zyra rajonale, pajisen nga një projekt i Mbretërisë së Danimarkës, por ajo nuk paguan rrogën e punonjësit shqiptar. Na duhen të paktën 6 persona për të mbuluar zyrat rajonale të Avokatit të Popullit. Unë nuk jam një njeri me komplekse. Unë nuk do të bëj oponencë kot, do të punoj me të njëjtin seriozitet dhe me mazhorancën e sotme. Ne do të vazhdojmë të njëjtën gjuhë bashkëpunimi si me qeverinë e kaluar dhe me këtë qeveri. Bashkëpunimi është çelësi i suksesit.
Ndihma sociale, është e pakonceptueshme që të dëgjosh se ka ndihmë sociale 3 mijë leke të reja në muaj. Nuk është një çështje që ju përket ju personalisht, por a është normale që një qytetar të jetojë me një ndihmë kaq minimale jetese?
Edhe për ndihmën sociale dhe rolin e saj në reduktimin e varfërisë kemi dërguar një raport ne parlament. Ky është një tjetër raport i veçantë që i kemi dërguar parlamentit vjet. Kemi pajtuar dhe ekspertë kombëtarë mjaft të njohur të fushës. Është një studim i mirëfilltë. Edhe kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës ekonomike është një problem i madh, sidomos për romët, që nuk arrijnë të përfitojnë kriteret për të marrë këtë ndihmë. Shqipëria është në një situatë jo të përshtatshme ekonomike dhe financiare. Nuk mund t’i kërkosh një shteti të varfër të trajtojë menjëhërë problematikat e vendit të tij. Po kërkojmë që në kushtet e krizës, politikat ekonomike, financiare, fiskale duhet të kenë në thelb të tyre të drejtat e njeriut. Gjithçka që ka të bëjë me ekonominë duhet nxitur që të bazohet në të drejtat e njeriut.
(er.nu/BalkanWeb)