E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje, rrethgjysmë milionëpersona të papunë

SARAJEVë- Që nga fundit i qershorit, në Bosnje-Hercegovinë,sipas Entit dhe agjencive për Punësim ka pasur 511 783 persona të papunë, ndërsa lajmi bëhet publik nga agjencia e lajmeve Mia.

Ndërkohë, krahasuar me një muaj më parë, numri i të papunëve është zvogëluar me 377 persona apo 0,07 për qind. Sipas treguesve të Agjencisë për Punësim në Bosnje-Hercegovinë, më shumë se gjysma e personave të cilët kërkojnë punë janë gra.

Në strukturën e personave, të cilët kërkojë punësim, shumica janë punëtorë të kualifikuar. Më pas punëtorët e pakualifikuar dhe personat me shkollë të mesme profesionale.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›