E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultivimi i lëndëve narkotike, përgjysmohet mbjellja e hashashit

Tkurret harta e kultivimit te kanabis-satives ne territorin e Shqiperise.Satatistikat tregojne se deri ne 31 korrik te ketij viti jane asgjesuar gjithej 20. 503 bime narkotike.Kjo shifer tregon me pak se gjysmen e sasise se asgjesuar ne te njejten periudhe te vitit te kaluar.

"Duke krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar mendojme se kemi deri tani, nje reduktim ne masen 50 per qind. Nese vitin e kaluar deri ne 31 korrik ishin asgjesuar 48.447 bime, kete vit jane asgjesuar 20.503 bime, dmth diku te 50 per qind", thote Sokol Selfollari, shef i sektorit te narkotrafikut.

Megjithese ka nje permiresim te ndjeshem te situates zonat e kultivimit mbeten ato qe kane qene te cilat kane krijuar nje lloj tradite negative.

"Nuk eshte se ka ndryshuar shume problemi i zonave problematike, pervec Gjirokastres qe ka nje permiresim te dukshem ne krahasim me vitet e meparshme, nga zona e Lazaratit, qe kete vit eshte nje reduktim shume i madh i kultivimit te bimeve narkotike. Dhe mbetet problematike zona e Shkodres, ndonese ka me pak se vitin e kaluar, po gjithsesi mbetet zona me problematike", vijon Selfollari.

Monitorimi i vazhdueshem nga ajri me mjete te specializuara ka dhene rezultate pozitive sidomos per zbulimin e bimeve te kultivuara ne toka pa pronar. Faza operacionale e policise per asgjesimin e bimeve ka filluar qe ne daten 1 qershor dhe pritet te mbyllet ne mesin e muajit shtator.Lufta antikanabis eshte ashpersuar shume kete vit per te permbushur edhe kushtet e Brukselit per liberalizimin e vizave

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›