Kroacia ekstradontë dyshuarin përvrasjen e Gjingjiç
BEOGRAD- Një gjykatë në Kroaci ka vendosur të ekstradojë në Serbi, një serb të gjykuar për bashkëpunim në vrasjen e ish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç në vitin 2003. Ky është ekstradimi i parë mes Kroacisë dhe Serbisë që prej përfundimit të luftës mes tyre në fillim të 90-ve.
Bëhet fjalë për një nga anëtarët e Klanit të Zemunit, Stretko Kaliniç, i plagosur rreth dy muaj më parë gjatë të shtënave me armë në liqenin Rakitje, pranë Zagrebit.
Arsyetimi i gjykatës që mori vendimin ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje në qershor që lejon ekstradimin e të dyshuarëve për krim të organizuar dhe korrupsion mes këtyre dy vendeve.
Serbia pati kërkuar ekstradimin e Kaliniç, pas arrestimit të tij në 6 qershor. Por pavarësisht kundërshtimeve të tij të shumta, autoritetet gjyqësore kroate nisën procesin e ekstradimit, duke marrë parasysh faktin se Kaliniç zotëron nënshtetesi të dyfishte, serbe dhe kroate dhe është dënuar në Serbi.
Ndonëse në mungesë të Kaliniç, një gjykatë e Beogradit e ka dënuar atë me 30 vjet burg për konspiracion në vrasjen e ish kryeministrit Gjingjiç. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një kërkesë e rëndësishme që vjen nga BE për vendet e Ballkanit.
(e.n/news24/BalkanWeb)