Bosnje sulmohet ambasada e SHBA-ve
Një dramë e vërtetë ngjau në qendër të Sarajevës rreth orës 15 të ditës së premte. Një person i armatosur me kallashnikov i quajtur Mevlid Jashareviç nga Novi Pazari, i lindur në vitin 1988, qëlloi për 10 minuta me radhë godinën e Ambasadës Amerikane.
Nga të shtënat u raportuan dy policë të plagosur ndërsa sulmuesi u arrestua pasi u qëllua nga policia dhe u dërgua për në spital.
Veshja dhe pamja e tij tregonte se i përkiste lëvizjes radikale islamike “Vahabi".
Ambasada amerikane refuzoi të japë detaje në lidhje me sulmin. Televizioni shtetëror boshnjak tha se autoritetet kanë filluar menjëherë hetimet.
Sulmi ndaj ambasadës u pasua menjëherë me reagime. Zyrtarët më të lartë të shtetit ishin unanim për të dënuar aktin të cilën e quajtën terrorist.
Fakti që të plagosurit janë pjesë e shtetit, tregon qartë se sulmi i është drejtuar vetë shtetit, tha ministri i sigurisë.
Ndërsa anëtari i Presidencës trepalëshe boshnjaku mysliman Bakir Izetbegovic deklaroi se ngjarja duhet të hetohen menjëherë, pasi Bosnje-Hercegovina është vend mik i SHBA-së.
"Pa marrë parasysh se kush është prapa këtij akti të çmendur, këto të shtëna u janë drejtuar miqve tanë në Bosnje dhe Hercegovinë," tha nëtari boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Haris Silajxhiç. Edhe partitë politike dënuan sulmin terrorist kundër SHBA-së.