Kryeministri Se bashku ne do te ndertojme Shqiperine vend i zhvilluar
UPDATE - Kryeministri Berisha u ndal sot në fshatin Golaj, në rrethin e Hasit, ku mori pjesë në përurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Kam- Golaj, segment i rrugës Bajram Curri- Has.
Rruga, një investim me vlerë 754 milionë lekë, me gjatësi rreth 20 kilometra dhe gjerësi 4 metër, u vjen në ndihmë 8500 banorëve të fshatrave të kësaj zone dhe i lidh ata me Krumën.
Asfaltimi i rrugës ka shkurtuar kohën e lëvizjes së këtyre banorëve, nga mbi dy orë udhëtim që ishte më parë, në njëzet minuta.
Gjatë viteve të fundit në qarkun Kukësit, Tropojës dhe Hasit janë investuar mbi 420 milion euro, janë ndërtuar 330 kilometra rrugë, 41 shkolla, 50 qendra shëndetësore, 33 ujësjellës/kanalizime, janë investuar 410 milionë lekë në bujqësi.
Duke shprehur kënaqësinë për inagurimin e kësaj rruge, një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë, Kryeministri Berisha tha se brenda vitit që vjen përfundon rruga Krumë-Kukës, rruga Kukës-Peshkopi, inaugurohet unaza verilindore të vendit, e cila fillon në Valbonë, shkon në Librazhd, vazhdon me Ersekën, Kolonjën, Përmetin, Kardhiqin dhe Delvinën.
Kryeministri Berisha siguroi kryetarin e komunës Golaj dhe të gjithë qeveritarët vendorë të rrethit të Hasit se qeveria do të mbështesë, pa përjashtim nga përkatësia partiake, çdo projekt që do të ndryshojë për mirë jetën e tyre.
“Unë jam sot këtu për tu zotuar para jush se projektet e qeverisë që ju keni mbështetur do të vazhdojnë deri sa në çdo fshat të këtij rrethi të ngremë e të ndërtojmë të njëjtën infrastrukturë, të njëjtat rrugë, shkolla, kanalizime, kopshte me ato të qyteteve të vendit.
Ne së bashku do të ndërtojmë Shqipërinë vend i zhvilluar. Këto vite qytetarët shqiptarë kanë derdhur lumenj djerse, kanë ndërtuar disa herë më shumë vila e pallate seç janë ndërtuar në Shqipëri në të gjitha kohërat.
Në projektin Shqipëria e zhvilluar ne ia dolëm së bashku që nga vendi më i izoluar që ishim dikur të jemi sot vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut, aleancës më të fuqishme të kohërave.
Ne ia dolëm së bashku që ju të lëvizni të lirë në mbarë Evropën.
Në projektin tonë të Shqipërisë evropiane ne ia dolëm të dyfishojmë pagat e pensionet, të dyfishojmë ndihmën ekonomike, ia dolëm që ky vend të ketë për vite me radhë rritjen më të lartë ekonomike në Evropë.
Ia dolëm së bashku që eksportet e këtij vendi të dyfishohen në gjashtë vjet, që investimet e huaja të rriten me 316 përqind. Rrugën nuk e kemi patur të lehtë dhe të lehtë nuk do ta kemi, por e kemi patur e do ta kemi shumë të suksesshme dhe të sigurt”, tha ai.
Duke shtuar se “ne do të shtrijmë infrastrukturën më të mirë në mënyrë që ato t’i njohin shqiptarët, t’i njohë Europa, t’i njohë mbarë bota.
“Ne do të bëjmë gjithçka që pasuritë tuaja të mëdha nëntokësore e mbitokësore të shndërrohen në vlera për familjet tuaja. Ne do të bëjmë gjithçka që ju këtu në Has, në Kukës, në Tropojë dhe në mbarë Shqipërinë të keni sistemin më të mirë të vaditjes. Ne ju bëjmë thirrje ju të vendosni me pasion dhe dashuri të madhe për Hasin Tropojën, Kukësin e Shqipërinë.
Të mbjellim dru frutorë aq sa kurrë ndonjëherë se kemi menduar më parë. Të mbjellim qindra milionë dru frutorë dhe ta shndërrojmë Hasin, Tropojën, Kukësin e mbarë Shqipërinë në kopshtin më të bukur të Evropës. Të mos harrojmë kurrë se ne të lirë duhet të kapim kohërat që kemi humbur dhe me shpejtësi të shndërrohemi në një vend të begatë, një vend të cilit Zoti i ka dhënë të gjitha pasuritë, një vend që pasurinë më të madhe ka njerëzit e tij, punëtorë e të ndershëm, njerëz të sakrificës, njerëz të solidaritetit familjar, njerëz të vizionit të shkëlqyer evropian”, tha Berisha.