E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Ndertuesve vlereson hapat e Bashkise se Tiranes per hipotekimet

Shoqata e Ndërtuesve ka pritur me entuziazëm hapat e shpejtë të Bashkisë së Tiranës, për hipotekimin e 124 objekteve.

“Basha ka mbajtur premtimin elektoral”, ka deklaruar kreu i kësaj shoqate, Maksim Muçi, i ftuar në studion e “ABC News”.

Sipas tij, ky proces por edhe memorandumi i firmosur pak kohë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës dhe ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve Publike, janë në avantazh të të gjithë qytetarëve, ndërtuesve dhe shtetit shqiptar.

Muçi ka vlerësuar masat e ndërmarra nga qeveria për futjen në sistem të pronave, gjë e cila vërteton me lehtësi certifikatën e pronësisë.

Sipas Muçit, memorandumi i firmosur pak kohë më parë mes Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve publike, për të lehtësuar procedurat e hipotekimit të ndërtesave, është në avantazhin e jo vetëm ndërtuesve por edhe qytetarëve dhe shtetit shqiptar.

“Mbyllja sa më e shpejtë e procesit të hipotekimit të objekteve, do të bëjë të mundur futjen në treg të kësaj pasurie dhe do t’u ndërpres rrugën ndërtimeve pa leje”, ka theksuar kreu i shoqatës së Ndërtuesve.

Ai ka vlerësuar edhe hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për futjen në sistem të pronave, gjë e cila vërteton me lehtësi çertifikatën e pronësisë.

Por edhe punën që po bëhet mbi dy projektligjet të cilat pritet të kalojnë në Parlament së shpejti dhe të hyjnë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

Ligjet e reja për dixhitalizimin e procedurave për ndërtimet do të minimizojnë korrupsionin dhe do të jap një informacion të garantuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›