E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, zbulohet një varrezë masive

SARAJEVE-Një varrezë masive është zbuluar në pjesën lindore të Srebrenicës.

Mediat boshnjake citojnë prokuroren Fatima Haxhibeganoviç të ketë thënë se janë gjetur mbetje mortore në Vidikovac, fshat ky në dalje të Srebrenicës.
Haxhibeganoviç ka shtuar se bëhet fjalë për një varrezë në të cilën mund të ketë shumë viktima që ishin bartur nga vendi i krimit e më pas varrosur aty për të humbur gjurmët.

Gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992-95 serbët e Bosnjës e kishin sulmuar Srebrenicën dhe kishin masakruar 8.000 burra e djem boshnjakë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›