E Diel, 1 Nëntor 2026

“Taci”, seanca sot në Apel, dorëhiqen dy gjyqtarë

 TIRANE-Dy gjyqtarë, anëtarë të trupit gjykues në Gjykatën e Apelit për cështjen ndaj Presidentit të “Taci Oil”, Rezart Taci janë dorëhequr sot nga gjykimi i cështjes. Për shkak të dorëheqjes së tyre, në Gjykatën e Apelit sot në pasdite është caktuar hedhja e shortit për trupin e ri gjykues për cështjen “Taci”.

Anëtarët e trupit gjykues, Zeqine Sollaku, (bashkëshortja e ish-prokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku) dhe anetari tjetër, Fatos Qato janë dorëhequr për shkak të konfliktit të interesit që krijohej mes tyre dhe aktorëve kryesore në cështje. Zeqine Sollaku paraqiti dorëheqjen pasi aktualisht ka një cështje ende të pazgjidhur me gazetarin Mero Baze. Sollaku ka paditur gazetarin për shpifje, dosje që ndodhet ende në gjykatë për gjykim. Për këto arsye, gjyqtarja deklaroi dorëheqjën, kërkesë që u pranua nga kryetari i trupit gjykues.
Kurse anëtari tjetër. Fatos Qato ka deklaruar se korrespondon I afërm me shefin kontabël të kompanisë “Taci Oil” të Rezart Tacit. Për këto arsye deklaroi dorëheqjen, dorëheqje që u pranua.
Largimi i dy gjyqtarëve kërkon zëvëndësimin e tyre, veprim ky që pritet të realizohet pasditen e sotme. Rreth orës 15:00 pritet të hidhet shorti për zgjedhjen e trupit të ri gjykues për cështejn “Taci”.

Avokatët e bosit të kompanisë "Taçi Oil", Rezart Taçi, i cili ndodhet prej dy javësh në qeli si i akuzuar për dhunën ndaj gazetarit Mero Baze, i kërkojnë Apelit që të shfuqizojë vendimin “burg pa afat” të Gjykatës së Shkallës së Parë. Avokatët pretendojnë revokim të masës së arrestit “burg pa afat”, në një masë më të lehtë. Avokati Maks Haxhiaj ofroi seancën ekaluar në Shkallën e Parë 50 mijë euro garanci, por pa mundur të binde gjyqtaren Fahrie Budo. Gjyqtarja vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm për Tacin, “burg pa afat”, vednim që pritet të gjykohet tashmë nga Apeli.

Presidenti i kompanisë “Taci Oil”, Rezart Taci u prangos pasi u denoncua nga gazetari Mero Baze, për dhunën e ushtruar ndaj tij në orët e vona të mbrëmjes së 2 Nëntorit në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Arrest me burg janë dhe dy truprojet e tij, që u përfshinë në sherr, Blerad Liro dhe Yrgen Selfo. Vetë Taci pretendon se është I pafajshëm dhe se nuk e ka goditur fizikisht gazetarin Baze.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›