E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bossi: S’kam dijeni për diplomën

 Ai madje ka mohuar të ketë dijeni për diplomën. 

“Nuk kam qenë asnjëherë atje, nuk flas shqip, nuk kam pretenduar kualifikime akademike dhe kurrë nuk kam qenë në dijeni të atij dokumenti që daton në vitin 2010. Unë e gjej veten i detyruar të dal në publik, kundër vullnetit tim, për të ndalur mediat, të cilat kanë ndërmarrë një fushatë masakruese kundër meje, gazetat shumë herë vitet e fundit kanë zëvendësuar gjykatat”, ka thënë Bossi për mediat italiane.

Ai deklaron se të gjitha sulmet bëhen për ta shantazhuar. “Unë kam parë dhe dëgjuar shumë njerëz që më akuzojnë në mënyrë të padrejtë, duke më përdorur mua si një armë kundër babait tim”, është shprehur ai. /Start/

                                                                                             2012-05-11 08:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›