E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen mjeket e QSUT-së

Trupi gjykues i kësaj gjykate vendosi “detyrim me paraqitje” ndaj mjekes kardiologe Rajmonda Traka dhe infermieres, Silvana Manaj.

Ato u arrestuan në Spitalin e Kardiologjisë në QSUT, pasi akuzohet për marrje ryshfeti ndaj pacientëve. Ato thanë para organit të hetimit se paratë i merrnin në formë dhurate dhe jo pagesa për mjekim.

Ndryshimi i masës së arrestit u paralajmërua që në kërkesën e prokurorit, me pretendimin se ato kanë detyrime familjare si dhe nuk paraqesin rrezikshmëri për shoqërinë. /Start/

                                                                                             2012-05-11 09:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›