Boston, flet nëna e dy vëllezërve çeçenë

Është dakord me bashkëshortin e saj, nëna e dy vëllezërve çeçenë të dyshuar për atentatin në Boston, një prej të cilëve mbeti i varrë dhe tjetri u arrestua.
Ajo është e bindur se djemtë e saj janë viktimë e një komploti, dhe se djali i madh asnjëherë nuk ka folur për terrorizëm. Ajo është më se e bindur se djemtë e saj nuk do të mund të bënin asnjëherë një veprim të tillë dhe se asnjëri nga ata nuk ka dhënë ndonjë shenjë se ishin pjesë e Xhihadit.
Deklarata e saj është marrë nëpërmjet një bisede telefonike për një televizion rus nga Dagestani ku ajo jeton prej vitesh. Ajo ka thënë gjithashtu se djali i saj kontrollohej nga FBI dhe se ata e dinin shumë mirë se me çfarë merrej dhe se çfarë faqesh vizitonte në internet.
Në atentatin e maratonës së Bostonit humbën jetën tre persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë./Indeksonline/