E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni në të gjithë sektorët e qeverisjes

Efektet e korrupsionit janë gjithëpërfshirëse dhe ndjehen në të gjitha fushat dhe sektorët e qeverisjes. Andaj shpërndarja e gjerë e korrupsionit po thellon hapësirën ndërmjet qytetarit dhe institucioneve publike thuhet në platformën e statistikave antikorrupsion të prezantuara nga Lëvizja FOL për vitin 2011-2012, transmeton KTV.

Armend Mazreku sa u përket statistikave antikorrupsion të sistemit prokurorial ka thënë se në vitin 2012 ka pasur 132 aktakuza lidhur me korrupsionin, janë shënuar 140 propozim aktakuza dhe 158 hedhje të kallëzimeve penale. Mazreku ka pasur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës që nuk është duke bërë mjaftueshëm për luftimin e korrupsionit në vend dhe gjithsej nga 862 vendime, vetëm 8 sosh i ka marrë për luftimin e korrupsionit. Sipas tij, për vitin 2012 gazetat ditore kanë avancuar në raportimin e rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ai ka numëruar që 159 tekste janë shkruar në vitin 2011, ndërsa 202 raste për vitin 2012./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›