E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet nga kati i katërt 39 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku një 39 vjeçar i ka dhënë fund jetës pas mesditës së sotme.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Selam Musai” ku Ylli Dyrmishi i prekur nga depresioni pasi ka pirë ilaçet që merrte për tu kuruar, ka dalë na ballkonin e banesës ku jetonte, në katin e katërt të një pallati dhe është hedhur prej atje, shkruan noa.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë se menjëherë pas këtij veprimi 39 vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të shumta ka ndërruar jetë.

Mësohet se i ndjeri ishte në vijimësi i prekur nga depresioni dhe prej 10 vitesh kurohej rregullisht, ndërsa ishte i divorcuar dhe jetonte me prindërit e tij./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›