E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botёs nuk do t’i vijë fundi nё vitin 2012

30-12-2011 / “The Economist”

Në kundërshtim me besimin e një industrie të vogël, e cila është ngritur rreth një profecie tё ashtuquajtur Maja; botёs nuk do t’i vijë fundi nё vitin 2012. Por do tё na duket ne  sikur me tё vërtetë po i vjen fundi. Kjo është për shkak se ekonomia e Perëndimit do të flirtojë me fatkeqësinë, në sajë të pavendosmërisë sё politikanëve në të dyja anët e Atlantikut. Zona e euros po shkon përsëri drejt recesionit, sepse ajo u fokusua për një kohё tё gjatё drejt krizës sё borxheve në eurozonë. Ndërkohë, Amerika, politika e saj  ende e bllokuar, do të vuajë një stanjacion tё vetё-krijuar dhe ka për ta gjetur veten “tё mundur” nga Japonia, pa llogaritur Kinën. Nё bazё tё drejtimit qё do tё marrё ekonomia, do tё vendoset nëse Barack Obama do tё fitojё një mandat të dytë. Gara e vitit 2012 për Shtëpinë e Bardhë do të jetë e profilit mё tё lartё, por Amerika nuk është vetmi vend i madh që do të përballet me ndryshime thelbësore: Katër nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë udhëheqës tё “zgjedhur”. Nicolas Sarkozy, i ardhur në pushtet në vitin 2007 duke premtuar ndryshimin, do të përpiqet të bindë votuesit francezë se: Ai është njeriu i duhur  për të siguruar stabilitet në vend, sesa socialisti François Hollande. Ndryshimet nё pushtet, si nё Rusi ashtu edhe nё Kinë janë më të parashikueshme, por ata prapё do të vazhdojnë të krijojnë një nervozizëm në Moskë dhe Pekin. Pra, liderët e botës do të jenë të preokupuar në “shtëpi”. Atëherë, nuk duhet tё pretendojmë për takime globale të tilla si, "Rio 20" konferenca drejt një  zhvillimi tё qëndrueshëm. Vendet, nga  ku mund të vijnë ndryshimet  dramatike janë : Venezuela, ku Hugo Çavez do të luftojë për karrierën e tij politike, si edhe për shëndetin e tij. Gjithashtu Afrika-Sahariane, aty ku pranvera arabe “ka premisa” të përhapet shpejt . Në korrik dhe gusht bota do ti ketë sytë drejt Londrës, pasi ajo do te mikpresë Olimpiadën gjatё verës. Kryeqyteti i Britanisë do ta gjejё mënyrën për tё qenё nё qendër të vëmendjes, kёtё herё mё shumё se kurrё, me një banket të kulturës, që do të përfshijë shfaqje të 37 akteve tё Shekspirit në tё gjitha gjuhët nga lituanishtja në Koreane. Megjithatë, përtej të gjithë këtij argëtimi dhe festimeve “diamante” tё Mbretëreshës Elizabeth, ato qё mbeten do tё jenё shqetësimet për të ardhmen e Londrës ,qe si fillim duhet të fillojë të “shtrydhë” industrinë e saj financiare. Në biznes, Facebook-u do të testojё të dhënat kur ato tё bëhen publike; një pritshmëri  për industrinë e teknologjisë në përgjithësi. Disa pjesë reja të botës dixhitale,  tashmë janë “kolonizuar” (si kërkimi nga Google, shitjet nga Amazon, rrjetet sociale apo Facebook-u), por ekzistojnë akoma territore  tё “virgjëra”për tё përfituar, do të ketë një përleshje për fusha të tilla si pagesa mobile dhe shërbime në tregje me bazë vendndodhjen. Tregjet e sapo-krijuara për herë të parë do të blejnë më shumë se gjysmën e importeve botёrore, nё vitin 2012 . Kina është shumё afër tejkalimit tё Amerikës si importuesi më i madh në botë (gjatё vitin 2014 si vitin e mundshme për atë). Dhe "redback" do ta bёjё tё mundur vendosjen e dollarit si një monedhë globale. Për shkak të “ngritjes nё pozitё”, i dedikojmë Kinës pjesën qё i takon nё edicionin e këtij viti. Kulturës, gjithashtu i takon  një pjesë, e cila ofron një justifikim për të shkruar në lidhje me yjet e rokut qё janë tashmë  drejt  plakjes. Risi të tjera përfshijnë parashikime, një nekrologji në varg dhe një artikull nga përtej varrit: Për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së tij, "presidentit tё përjetshёm" të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, merr vendin e tij qiellor, midis kontribuuesve tonё. Ajo çka nuk është ndryshuar është thelbi i këtij botimi: Parashikimet, disa prej të cilave mund tё vërtetohen  tё vërteta . Dhe ne shikojmë përpara, drejt tendencave për kthimin e formalitetit në zyrën dhe krijimeve tё reja të shkencës sё kursyer. Shkenca e “madhe” , ndërkohë, shpreson të gjejë grimcat e shumëpritura Higgs. Edhe pse përmes politikës, ekonomia do t’i mbajё njerëzit nё gjemba (si një xhirim i "Godzilla-ёs" dhe një filmit tё ri “Bond’), nёse do të ketë ndonjë progres për të festuar nё 2012. Dhe vini re, 2012 nuk do të jetë fundi i botës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›