E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eunukët e pështirë në haremin e Sulltanit

Vargje nga Arben Duka

Se për dreq i njoh shumë mirë,

Si bëj korrigjim nishanit,

Eunukët e pështirë,

Në haremin e sulltanit!

Se çu bënë copë e çikë,

Në ekrane duke bredhur,

Nga ata mos kini frikë,

Se janë burra të tredhur!

Ca janë tredhur dy herë,

Për turpin e çdo njeriu,

Njëherë nga shoku Enver,

Herën tjetër nga Saliu!

Janë të njëjtit që kanë qenë,

U mungojnë vetëm cicat,

Tule të mira kanë vënë,

Rrumbullak nga prapanicat!

Këta janë puthadorët,

Jo në një televizion,

Të kënaqin diktatorët,

Nuk kanë tjetër mision!

Ata ishin, ata janë,

Gjithmonë gati ullukët,

Çdo të bënte një sulltan,

Po mos kishte eunukët!

Në shërbimin e partisë,

Gjithmonë lartë e mbajnë pjacën,

Po janë turp i Shqipërisë,

Turpi që na prishi racën!

Sna verbojnë dot me truket,

Eunukët-puthadorët,

Mavro vetja çoç u duket,

Po janë vetëm shërbëtorë!

Mund ti shihni tek ekrani,

U mungojnë vetëm cicat,

Se ashtu i do sulltani,

Rrumbullak nga prapanicat!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›