Bota arabe po vlon

Në botën arabe vala e protestave sa vjen e po përfshin më shumë shtete.
Tubime për më shumë demokraci ka ndërkohë në Algjeri dhe Libi, Jemen, Bahrejn, Oman dhe Kuvajt, e deri në Xhibuti.
Veçanërisht dramatike gjendja është në Libi, ku qeveris që prej vitit 1969 pushtetmbajtësi Muammar Al Gaddafi.
Stacioni arab i lajmeve, Al Jazeera njoftoi për të paktën 120 të vrarë në Libi. Në Bengazi, qytetin e dytë më të madh të vendit, njoftohet që snajperistë të kenë shtënë qëllimisht mbi demonstruesit.
Dëshmitarët okularë folën për një masakër.
Klerikë udhëheqës myslimanë i bënë thirrje regjimit të mos shkaktojë gjakderdhje të mëtejshme. Gjendja është shtendosur paksa në mbretërinë e Bahrejnit.
Princi i kurorës, Salman bin Hamad al Halifa, e urdhëroi ushtrinë të tërhiqet në kazerma. Ka edhe një ofertë për bisedime me opozitën.
Për të parën herë u njoftua për demonstrata edhe nga Arabia Saudite.
Pjesëtarë të pakicës shiite protestuan në lindje të vendit kundër burgosjes së vëllezërve të besimit pa proces gjyqësor.