E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mars propozime të reja për Maqedoninë

Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 13:30

Ndërmjetësi i OKB-së, Mathew Nimitz, pritet që gjatë muajit mars të propozojë një pako të re për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Paralajmërimi i tillë është bërë nga burime qeveritare në Shkup, të cilët theksojnë se zgjidhja e emrit po ndiqet nën hije nga SHBA-ja, e cila ka insistuar në zgjidhjen e shpejt të kontestit të emrit.

“Administrata amerikane është e interesuar për zgjidhjen e shpejt të këtij kontesti dhe se ajo do të vazhdojë mbështetjen në këtë proces, mirëpo gjithçka pritet të definohet gjatë muajit të ardhshëm, pasi që nuk dihen detaje të qarta nga takimi i kryeministrit Nikola Gruevski me nënpresidentin Joe Biden dhe sekretaren amerikane Hillary Clinton”, theksuan burime pranë qeverisë në Shkup.

Në fillim të këtij muaji, ndërmjetësi i OKB-së për emrin, diplomati amerikan Nimitz u takua me palët negociatore nga Shkupi dhe Athina, mirëpo ky takim ishte vetëm i karakterit informativ për njohjen e qëndrimeve të fundit të të dyja palëve, pas një pushimi të gjatë të procesit.

Nimic më 24 shkurt do të vijojë punën e tij intensive në zgjidhjen e kontestit dhe ai do të shqyrtojë një pako zgjidhjes e cila do ti ofrohet Shkupit dhe Athinës për kompromis.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›