Po bëhemi të pavdekshëm?
Një shkencëtar kompjuterësh, më saktë njeriu që ka shpikur softuerin e parë dhe që për herë të parë arriti të përdorte më 1965, kur ishte ende nxënës i shkollës së mesme një kompjuter për të kompozuar muzikë, mendon sot se më 2045 njeriu të do jetë i pavdekshëm, falë kompjuterëve super të shpejtë dhe shumë herë më inteligjentë se të sotmit, shkruan revista amerikane “Time”.
Raymond Kurzueil ishte 17 vjeç kur paraqiti në një emision televiziv shpikjen e tij, një kompjuter që për herë të parë zëvendësonte aftësi që deri në atë moment kishin qenë vetëm të njeriut, duke fshirë në këtë mënyrë për herë të parë vijën mes inteligjencës artificiale dhe asaj organike.
Ky në fakt ishte sekreti i madh që Kurzueil i zbuloi botës, por atëherë 46 vjet më parë as ai nuk e kuptoi këtë.
Por sot Kurzueil beson se i jemi afruar shuam momentit kur inteligjenca e kompjuterëve po e kalon atë të njeriut. Kur kjo të ndodhë njeriu, trupi jonë, gjaku jonë, mendjet tona dhe i gjithë qytetërimi do të transformohen.
Ai beson se ky moment është i paevitueshëm dhe sipas llogaritjeve të tij kjo do të ndodhë pas 35 vitesh dhe këtë nuk e thotë një sharlatan, por njëri ndër inxhinierët më të famshëm në botë, shkroi Time.