E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga varfëria dilet me vullnet, jo me iluzione sociale

Nga Gëzim Tushi

GezimiËshtë fjala që tani ka ardhur koha që në shoqërinë tonë, duhet të krijojmë tjetër koncept për qytetarët e dobët, e varfër apo për njerëzit që vuajnë. Sepse, shpesh herë nga mënyra si trajtohet ky problem social, nga mënyra si gjykojmë shpesh për nivelet, mënyrat, politikat dhe mundësitë e trajtimit të shtresës së njerëzve në nevojë, herë nga padituria, cinizmi apo nga qëllime të tjera, është e natyrshme që bëhen gabime jo të vogla, në interpretimin e situatës së varfërisë dhe problemeve të shumta sociale dhe personale që e shoqërojnë atë.
Sipas mendimit tim, kur shtrojmë problemet sociale që kanë të varfrit në shoqërinë tonë duhet politikisht, sociologjikisht dhe mediatikisht të bëhemi të kujdesshëm me problemet që kanë pllakosur mbi këtë shtresë sociale. E cila për këto arsye i ka shumë të larta kuotat e sensibiliteteve ndaj trajtimeve që i bëhen pozitës sociale. Në këtë kontekst duhet më shumë kujdes për mënyrën si shtrohet roli i shtetit dhe dimensioni social i ndihmës ekonomike. Në këtë kontekst, mendoj se ka ardhur koha që kur flasim për këtë shtresë, kur duam ti ndihmojmë apo kur ju qajmë hallet e tyre sociale, duhet të nisemi nga parimi universal i humanitetit, sipas të cilit qytetari në nevojë, qoftë padashur apo nga padituria nuk duhet poshtëruar në planin social, vetëm duke u nisur statusi social, nga prapambetja e përkohshme ekonomike apo problemet kalimtare sociale.
Situata e varfërisë tek qytetarët tanë nuk është e drejtë të shikohet gjithnjë vetëm në aspektin sasior të ndihmës ekonomike dhe të mbështetjes sociale që atyre ju ofrohet. Të cilat pavarësisht madhësisë së tyre dhe situatave që ka kaluar vendi, asnjëherë nuk janë ndërprerë apo mohuar. Por çështjen duhet ta shikojmë ndryshe me këtë shtresë. Jo thjesht në aspektin sasior të ndihmave se sa në aspektin cilësor të mundësive për ti mbështetur për të qenë qytetarë të plotë, për të bërë jetë të integruar qytetare, njerëzore. Sepse kjo shtresë e gjendur në situatë varfërie është gjithnjë e më e larguar nga problemet e jetës publike dhe politikave qytetare, nga që varfëria bën që ata të jenë tërësisht të angazhuar në një betejë ekzistenciale për të siguruar mbijetesën e vetes dhe të familjes së vet.
Personalisht, bëj pjesë në ata njerëz që në shtyp, media dhe botime të ndryshme jam munduar të jem realist, i vërtetë me atë që duhet bërë me këtë shtresë, duke u nisur nga parimi që në një shoqëri demokratike me natyrë liberale, është iluzion të mendosh apo të besosh se gjithçka që lidhet me pozitën e njeriut të varfër është tërësisht e lidhur me politikat sociale të shtetit. E cila sado të jetë, duke qenë përfitim jo kontributiv që vjen nga buxheti i shtetit dhe taksat e qytetarëve, nuk mund të tejkaloj kufirin e natyrshëm të një pelerine të kufizuar ekonomike apo më saktë, rolin modest të mbulesës së përkohshme sociale minimale.

Kryesore është që pjesa e shoqërisë tonë që jeton në varfëri, duhet të krijojë bindje të plotë, se për të dalë nga kjo gjendje, nuk është rruga e ndihmës ekonomike dhe mbështetjes sociale, të cilat jo se nuk vlejnë, por nuk japin produkt social, nuk të nxjerrin nga gjendja. Ne duhet ti mësojmë qytetarët tanë me të vërtetën e pandryshuar sipas të cilës, në se ndihma ekonomike, kjo mbështetje modeste asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të siguruar minimumin e jetesës, në se atë nuk e shoqëron me vullnetin personal për të bërë atë që duhet për të dalë plotësisht nga statusi i njeriut të varfër apo qytetarit në nevojë.
Nga që vazhdimisht kam kontakte sociologjike por dhe marrëdhënie pune zyrtare me njerëzit që jetojnë me ndihmë ekonomike, për mua është dhe duhet konsideruar shqetësues, jo aq shifra aritmetike e njerëzve në nevojë apo që trajtohen me ndihmë ekonomike, se sa zgjerimi dhe kultivimi paradoksal tek ta i kulturës së përshtatjes me situatën e varfërisë, e cila i paralizon energjitë e tyre, i kthen në qenie pasive në pritje të lëmoshës sociale. Shqetësuese është qëndrimi për një kohë shumë të gjatë, me vite të tëra të shumë familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, e cila është e keqe e madhe që ka çuar në humbjen e besimit personal për të ecur sa më shpejt të jetë e mundur, duke u mbështetur në aftësitë personale dhe forcat e veta morale, që janë kusht për të dalë nga kjo situatë.

Debati për shkaqet e varfërisë dhe situatën e njerëzve të pafavorizuar, që për arsye të natyrave të ndryshme ekonomike, sociale apo shëndetësore kanë mbetur anash apo mbrapa zhvillimit të shoqërisë, në kohën e sotme është nga problemet kryesore jo vetëm të performancës së ekonomisë dhe natyrës sociale të shoqërisë, por së pari e kuptimit të nevojës së sigurimit nga vetja të aftësisë për unitet social me veten dhe shoqërinë. Pavarësisht se mund të duket e tepërt që gjërat e varfërisë dhe të statusit social-ekonomik të njeriut të varfër mund të mos jenë shtruar filozofikisht, mund të mos jenë interpretuar sociologjikisht shumë thellë, e vërteta është që shoqëria shqiptare dhe qeveritë e këtij vendi janë marrë me këto problem, të cilat janë bërë shqetësuese në shoqërinë shqiptare dhe përballë të cilave as mund të heshtet as mund të mbyllen sytë.

Në këtë çështje ka shumë probleme që duhen parë më gjerë dhe duhen vlerësuar përtej kufijve të ndihmës ekonomike dhe mbështetjes sociale që ofrohet nga strukturat buxhetore të shtetit. Problemi është që esenca e ekuacionit të raporteve të përgjegjësive të individit të varfër apo të margjinalizuar me përgjegjësinë e shtetit dhe shoqërisë, duhet interpretuar më drejt në thelbin e vet, gjithnjë duke u larguar nga përmasat empirike dhe modalitetet e ndihmës sociale. Këtu është fjala që për të mposhtur varfërinë, për tu larguar prej ndikimeve degraduese të saj është e nevojshme të shikojmë ndryshe të dy palët e lidhura në ekuacionin social. Kjo do të thotë se individi i varfër, njeriu në nevojë në përgjithësi nga njëra anë dhe shteti dhe shoqëria në anën tjetër, të kuptojnë dhe mbajnë përgjegjësitë reciproke, duke interpretuar drejt dhe me drejtësi sociale përgjegjësitë individuale dhe detyrimet e përbashkëta sociale.
Problemet sociale janë gjithnjë mbi interesat individuale të palëve, të individit në nevojë nga njëra anë dhe të shtetit dhe shoqërisë në anën tjetër. Megjithatë, pavarësisht problemeve që mund të ketë sistemi i mbrojtjes dhe mirëqenies sociale në Shqipëri, një gjë është pozitive dhe duhet theksuar pa mëdyshje. Ato gjithnjë janë nisur nga parimi universal i garantimit të nevojave individuale minimale pa rënë në grackën e rrezikshme të mos respektimit të parimeve të drejtësisë si paanshmëri. Skema e mbrojtjes sociale e siguron këtë atribut social mbi bazën e zbatimit të parimit human, sipas të cilit të gjithë duhet të duam më shumë interesat e të tërës, pjesë e të cilës jemi se sa interesat vetjake të veçanta të çdo individi.
Kjo do të thotë që duhet ti mëshojmë më shumë, më fort, hapur dhe drejtpërdrejtë idesë se në kohën e sotme njerëzit në nevojë duhet të kenë më shumë përgjegjësi për fatin e tyre, më pak krenari qytetare për të kërkuar mbështetje nga shteti dhe shoqëria, kur mundësitë i kanë dhe aftësitë nuk u mungojnë.
Në këtë kontekst ka ardhur (në mos ka kaluar) koha e kushtëzimit më të fortë të përfitimeve sociale për njerëzit që nuk dinë të kuptojnë dhe mbajnë përgjegjësitë e duhura ndaj vetes dhe shoqërisë. Sidomos për një kategori sociale njerëzish, për të cilët më shumë se ideja se nuk ka punë, nuk kanë vullnet personal për të punuar dhe nxjerrë të ardhurat me djersën e tyre, pa i rënë në qafë shoqërisë, pa përfituar në mënyra të padrejtë nga taksat e qytetarëve, që janë dhe duhet të përdoren për punë të tjera të jetës sociale publike.
Nuk mund të themi që këtë kategori sociale ta quajmë shoqërisht të panevojshëm, por as mendoj se kategoria e dembelëve që nuk duan të punoj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›