E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota e re e Dvorak pershendet epoken e re per shqiptaret

Massimo Palumbo Maestroja i shquar koncert me 12 nentor ne Akademine e Arteve se bashku me orkestren e RTSH-se. Ne program edhe Mozart e Beethoven

Ky koncert i organizuar ne nje jave shume te rendesishme per shqiptare javen e vendimit te liberalizmit te vizave mbart permes Bota e Re e Dvorak mesazhin e nje fillimi te ri pas fundit te se vjetres. Ajo eshte perzgjedhur per te qene nje ogur i mire per te gjithe ne per nje kohe te re ne liri dhe hapesira te reja per nje ngritje dhe ringjallje te kombit shqiptar pas viteve te gjata te padrejta te nje izolimi qe ka marre jete e fate njerezish por nuk arriti dot qe te mposhte genin tone vital dhe te jashtezakonshem.

Maestro Massimo Palumbo mjeshtri virtuoz i pianos dhe dirigjimit nje nga emrat me te shquar te kesaj fushe ne Europe eshte rikthyer serish ne Tirane me nje koncert ne bashkepunim me Orkestren e Radio-Televizionit Shqiptar.

Themi kete here sepse Maestro Palumbo ka interpretuar ne sallen e Pallatit te Kongreseve ne Tirane edhe nje vit me pare se bashku me virtuozen shqiptare violinisten Suela Mullaj por ne okazionin e ri artdashesi do te kete mundesi qe te shijoje nje porcion me te madh te talentit te maestros. Pjeset qe jane perzgjedhur ne kete koncert jane nder me te veshtirat te bukurat e dometheneset e tre prej viganeve te muzikes boterore. Koncerti do te nise me uverturen e Beethoven-it coreolan op62 do te vazhdoje me koncertin e Mozart-it per pianoforte dhe orkester ne la maxhor nr. 12 KV 414 dhe se fundi por ne fakt jo me pak e rendesishme eshte edhe simfonia nr. 9 e Dvorak Bota e Re. Jo me kot e permendim kete te fundit ne fakt si me te rendesishmen per shkak te titullit dhe mesazhit epokal qe ajo percjell. Kjo simfoni u kompozua prej cekut ne vitin 1893 gjate nje vizite te tij ne Shtetet e Bashkuara dhe konsiderohet si nje nga simfonite me popullore te repertorit modern. Ajo eshte nje pjese e mrekullueshme qe ka brenda entuziazmin dhe perceptimin e nje fillimi te ri te nje kohe te re. Ky koncert i organizuar ne nje jave shume te rendesishme per shqiptare javen e vendimit te liberalizmit te vizave mbart permes kesaj pjese te repertorit mesazhin e nje fillimi te ri pas fundit te se vjetres. Ajo eshte perzgjedhur per te qene nje ogur i mire per te gjithe ne per nje kohe te re ne liri dhe hapesira te reja per nje ngritje dhe ringjallje te kombit shqiptar pas viteve te gjata te padrejta te nje izolimi qe ka marre jete e fate njerezish por nuk arriti dot qe te mposhte genin tone vital dhe te jashtezakonshem.

Ne kete koncert Palumbo i cili ka interpretuar ne sallat me prestigjioze te botes repertoret me te veshtire dhe te suksesshem ne piano maestroja qe konsiderohet i permasave te Bernshtajn-it te madh per here te pare ne Shqiperi do te interpretoje vete ne piano ne koncertin e Mozart-it dhe do ta drejtoje orkestren ne dy pjeset e tjera te tij. Ne kete nate shume impenjative ai ndien nje pergjegjesi dhe kenaqesi te vecante qe interpreton me koleget e tij shqiptare te Orkestres se Radio-Televizionit Shqiptar. Jane te mrekullueshem te talentuar pavaresisht se mund te kene mungesa. Me ka bere pershtypje talenti i pjesemarresve te orkestres dhe kembengulja e tyre per te qene gjithmone ne lartesine e situates qe eshte edhe tregues i nje pune te mire qe eshte bere ne vazhdimesi. Sigurisht qe kjo orkester si te gjitha institucionet dhe individet ka nevoje te permiresohet ne cilesi ne menyre qe te konkurroje me dinjitet ne bote megjithate ajo ka elemente te mrekullueshem qe do ta benin krenare Shqiperine ne skenen nderkombetare ka deklaruar maestro Palumbo.

Per sa i perket koncertit te Mozart-it ai eshte i nje stili barok eshte nje nga kompozimet e hershme te gjeniut qe ne kete 12 nentor ne Akademine e Arteve do te sillet nga maestroja ne nje menyre te re interpretative permes pjesemarrjes se dy oboeve dhe dy kornove qe e bejne edhe me te vecante dhe origjinal interpretimin. Ndrsa uvertura Coriolan te Beethoven-it u kompozua ne vitin 1807 dhe eshte ndertuar ne nje forme shume ekspresive dhe me nje loje te zhdervjellet dhe ritmike.

Koncerti i maestro Palumbos eshte nje nga koncertet e bashkepunimit te nisur mes Orkestres se Radio-Televizionit Shqiptar me Fondacionin Italian UECO. Ky fondacion ka sjelle dhe do te sjelle ne Shqiperi emra prestigjioze dhe te shquar te skenes nderkombetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›